• e enjte, 04 dhjetor 2025

SPB Tetovë: Është zbardhur rasti i sulmit të dy të miturve, sulmuesit janë privuar nga liria

SPB Tetovë: Është zbardhur rasti i sulmit të dy të miturve, sulmuesit janë privuar nga liria

Tteovë, 4 shtator 2025 (MIA) - Sektori për punë të brendshme Tetovë informoi se është zbardhur rasti i djeshëm kur janë sulmuar dy të mitur, pas çka janë privuar nga liria dy persona të moshës 20 dhe 23 vjeç, ndërkaq është kryer bisedë zyrtare me 16 të mitur.

Sipas paraqitjes së prindërve të dy të miturve të sulmuar Q.E.(50 dhe H.I.(43) nga fshati Dobrosht, djemtë e tyre kanë qenë edhe me një të mitur tjetër, i cili kishte arritut të ikë, ndërsa anëtarët e grupit që e i sulmuan të miturit ishin tifozë të një klubi futbollistik nga Tetova.

"Më 03.09.2025 në orën 22:30 në rrugën 'Prilepska' në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria N.Q.(20) nga Tetova, më 04.09.2025 në orën 12:10 në rrugën 'Ilindenska' e privuan nga liria D.D.(23) nga fshati Radiovcë. Gjithashtu, është kryer bisedë zyrtare me 16 të mitur të tjerë. Ata dyshohen se rreth orës 18:00 në rrugën 'Bllagoja Toska' në Tetovë, në grup, fizikisht i kanë sulmuar një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, që të dy nga fshati Dobrosht, komuna e Tearcës, të cilët kishin dalë nga shkolla e mesme", informon SPB Tetovë.

Pas sulmit, dy të miturit janë dërguar në spitalin klinik të Tteovës për ofrim të ndihmës mjekësore. Pas dokumentimit të rastit, në bashkëveprim me prokurorin publik, kundër sulmuesve do të parashtrohen padi adekuate. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR