• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për Frontlajn dhe Civil media edhe njëherë konstatoi se gjendja e sigurisë në vend është stabile, pa indikacione për çrregullim dhe incidente të përmasave më të gjera.

"Të dhënat statistikore për tetë muajt e parë të vitit 2023 flasin në dobi të kësaj që e ceka. kriminaliteti i përjgithshëm për 11 për qind është ulur në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe kjo tregon se jo vetëm që gjendja është stabile, por është indikator i cili tregon se të gjitha prioritetet kryesore në pjesën e sigurisë po realizohen. Gjithsesi se këto janë ndër rezultatet më të mira që i kemi në 30 vitet e fundit", potencoi Spasovski në in tervistë i pyetur për sfidat kryesore për gjendjen e sigurisë në kushte të agresionin rus ndaj Ukrainës.

Spasovski, siç kumtoi Ministria e resorit, përkujtoi se edhe sipas hulumtimeve që i bëjnë institucionet rajonale dhe ndërkombëtare të cilat merren me çështje të sigurisë. Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe është bashkë me 36 shtetet më të sigurta në botë.

Nga aspekti i sigurisë, duke e pasur parasysh krizën ukrainase, Spasovski potencoi se këtu më së miri shihet rëndësia që RMV tashmë është pjesë e aleancës së NATO-s.

"Kjo krizë tregoi se është shumë më lehtë kur keni partnerë të fuqishëm, të jeni së bashku në aleancën e cila mund të na mbrojë të gjithë ne, sa është me rëndësi të keni garancë për in tegritetin territorial, për sovranitetin e vendit, për kufijtë e shtetit", tha Spasovski.

Ai shfaq bindje se të gjitha institucionet në pjesën e sigurisë janë vënë maksimalisht në funksion, me qëllim që të ruhet dhe avancohet siguria e shtetit. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR