• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Tetëdhjetë për qind e qytetarëve në brendësi i kanë ndërruar dokumentet personale

Spasovski: Tetëdhjetë për qind e qytetarëve në brendësi i kanë ndërruar dokumentet personale

Strumicë,  16 nëntor 2023 (MIA)  -  Dua me të vërtetë t'i falënderoj qytetarët dhe t'u ndaj mirënjohje të gjithëve nga brendësia e  shtetit sepse tashmë kemi tejkaluar 80 për qind të zëvendësimit të dokumenteve personale. Është dhënë urdhër nga ndihmësministri  në të gjitha qytetet jashtë Shkupit dhe tashmë të punohet pa termin, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për danimaikën për ndërrimin e dokumenteve personale.

 Ai shtoi se aty mund të gjithë qytetarët, që do të vijnë dhe do të paraqiten, të shërbehen    dhe tani poër tani nuk ka vlerësim se do të ketë ndonjë problem.  Spasovski pret që ky proces të përfundojë në dy muajt e ardhshëm.

 "Po punojmë në mënyrë intensive dhe çdo ditë do t'i analizojmë punët,  të qytetarëve që qasen për të kërkuar dokumentet e tyre personale, të lënë të dhëna dhe ato të cilat përpunohen, ashtu që, nuk kemi situatë në të cilën nuk mund të arrijmë. Përkundrazi, mendoj se po shkojmë me një dinamikë të mirë dhe mendoj se të gjithë të interesuarit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale", theksoi Spasovski.

Ai, edhe një herë përsëriti se nuk do të ketë gjoba për të gjithë ata të cilët në afatin ligjor-shkurt 2024, nuk do të ndërrojnë dokumentet personale.

"Asnjë qytetar nuk do të dënohet, as nuk do ti mohohet ndonjë e drejtë në shtet. T'i përfundojmë detyrimet qytetare. Nuk do të ketë pasoja për askënd", tha ministri Spasovski. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR