• e martë, 15 tetor 2024

Spasovski: Rritje e konfiskimit të armëve dhe municionit për 20 për qind

Spasovski: Rritje e konfiskimit të armëve dhe municionit për 20 për qind

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Lufta kundër tregtisë ilegale me armë ka shënuar rritje të konfiskimit të armëve dhe municionit prej 20 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

"Janë zbuluar 76 vepra penale, është shpartalluar një grup i organizuar kriminal prej 10 anëtarësh, janë denoncuar penalisht 90 kryerës. Janë konfiskuar edhe 72 copë armë dhe 39.345 copë municion", theksohet në statusin në Fejsbuk të ministrit Spasovski. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR