• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Rritja e pagës minimale do të jetë për personelin teknik

Spasovski: Rritja e pagës minimale do të jetë për personelin teknik

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Rritja e pagës minimale do të jetë për persona, që janë nga personeli teknik, të cilët për momentin ndoshta nuk kanë pagë minimale nga po aq sa është parashikuar me ligjin. Për nëpunësit policorë, vlerësimet i bëjmë në kuadër të Sektorit për çështje financiare dhe kur do ta marrim vendimin për rritje lineare të të gjithë të punësuarve, këtë do ta bëjmë, tha minstri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai potencoi se së bahsku me Sindikatën policore punojnë në rritjen e pagave dhe se në një kohë më të afërt do të dalin me vendim të plotë.

"Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) në sektorin e zyrtarëve policorë kanë pagë më të lartë se kjo pagë minimale që është tani. Natyrisht, sa i përket stafit teknik të punësuar në MPB, po flasim për një numër të vogël të njerëzve, do ta harmonizojmë pagën dhe do ta zbatojmë në bazë të Ligjit për pagë minimale", deklaroi Spasovski në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. mb/

Foto/Prinskrin

QËNDRONI TË LIDHUR