• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Rasti në Strugë është zgjidhur shpejtë dhe me efikasitet, sulmuesi është arrestuar

Spasovski: Rasti në Strugë është zgjidhur shpejtë dhe me efikasitet, sulmuesi është arrestuar

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Me shpejtësi dhe efikasitet është ndërmarrë aksion në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj një shtetasi të Maqedonisë nga Labunishtja. Sulmuesi i personit është raportuar, ndërsa janë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë, kështu që rasti është zbardhur, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit.

Spasovski përmendi se raportimi dhe marrja e deklaratës nga viktima ka ndodhur në qendrën mjekësore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas mbledhjes së të gjitha provave materiale do të ngrihet padi.

"Deklarata e viktimës ka ndodhur në qendrën mjekësore, pasi punonjësit e policisë kanë shkuar për të denoncuar gjithë këtë ngjarje. Pra, kjo çështje është pastruar. Ka mendime kontradiktore në lidhje me materialet e siguruara. Të gjitha materialet i lë të vlerësohen nga kolegët e mi dhe Prokuroria. Udhëzimet përfundimtare jepen nga Prokuroria dhe do të dorëzohet një parashtresë përkatëse. Mirëpo, është e rëndësishme që është vepruar shpejt dhe me efikasitet dhe e kemi kryerësin, tha Spasovski në përgjigje të një pyetjeje pas vizitës në njësinë e qenve zyrtar në Hipodrom.

Ndryshe, dje rreth mesditës një banor i fshatit Veleshtë të Strugës ka sulmuar fizikisht një person nga fshati Labunishtë. Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar apel që të përmbahen nga kualifikimet e parakohshme deri në zbardhjen e plotë të rastit në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, B.K. nga Labunishtja. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR