• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski pret që sot të dërgohet dokumentacioni i plotë për ekstradimin e Palevskit

Spasovski pret që sot të dërgohet dokumentacioni i plotë për ekstradimin e Palevskit

Ohër, 7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pret sot që të dërgohet në Turqi i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për ekstradimin e Lupço Palevskit, i dyshuari parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. 

"Ka filluar procedura e plotë, janë dorëzuar të gjitha materialet në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas informacioneve dhe bisedave të mia me ministrin që dje po punohet për përgatitjen dhe përkthimin e dokumentacionit të plotë. Pres që sot të dërgohet tërësisht në Turqi", tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në SPB Ohër. 

 Spasovski konfirmoi se Palevski ka udhëtuar me pasaportë të Maqedonisë së Veriut.

Për Palevskin është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar përmes Interpolit. Ai u arrestua në Turqi dhe pritet ekstradimi i tij. Ai nëpërmjet Beogradit dhe Bullgarisë iku për në Turqi.  

Për avokatin Vasko Stojkov, me të cilin Palevski shkoi në Beograd,  siç informoi Spasovski ende po vazhdon marrja në pyetje, ndërsa për shoferin që e ka transportuar Palevskin për në Turqi do të ngrihet kallëzim penal. 

 I pyetur nëse dihet kur saktë është vrarë Vanja, ministri tha se atë që e kanë thënë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeprokurorin publik ka qenë në bazë të deklaratave të të dyshuarve, dërsa të dhënat më të sakta se kur ka ndodhur vdekja do ta japë autopsia.

"Megjithatë, këto nuk janë vetëm deklarata që po konfirmohen dhe me një sërë dëshmish, video materiale, meta të dhënave etj. Ndryshe, të dhënat më të sakta si dëshmi në atë pjesë do t'i japë raporti i mjekësisë ligjore nga autopsia", tha Spasovski. 

Gjithçka që është gjetur si provë materiale, tha Spasovski, është dorëzuar në Prokurorinë Publike. 

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR