• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski për MIA-n: Në të gjitha strukturat ndoshta ekzistojnë kriminelë, ndërsa prioriteti ynë kryesor është lufta kundër tyre

Spasovski për MIA-n: Në të gjitha strukturat ndoshta ekzistojnë kriminelë, ndërsa prioriteti ynë kryesor është lufta kundër tyre

Shkup, 27 tetor 2023(MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se një nga prioritetet kryesore është lufta kundër strukturave kriminale në të gjitha sferat e shoqërisë.

Spasovski në intervistë për MIA-n në lidhje me incidentin e fundit në Ist gejt moll, në të cilin kishte qërim hesapesh mes karteleve të Shkupit, por edhe për akuzat se nuk po merret me efektivitet me strukturat kriminale, si dhe se çdo qeveri ka mbështetjen e një karteli, tha se ky konstatim nuk është aspak i saktë.

"Do të them se në të gjitha strukturat mund të ketë kriminelë apo struktura kriminale, që mbështesin struktura të tjera kriminale, por kjo nuk mund të jetë një konstatim mbështetjeje për njërën apo tjetrën apo për mbështetje, nuk e di, për një parti në pushtet. ose për mbështetjen e partive në opozitë. Ajo që po bëjmë jo vetëm tani, por në periudhën e kaluar, tregon se një nga prioritetet kryesore është pikërisht lufta ndaj strukturave të tilla kriminale që kemi. Nëse shikoni arrestimet në periudhën e kaluar, do të shihni se pikërisht personat që janë të përfshirë në aktivitete të tilla kriminale, pjesa më e madhe e tyre tashmë janë prapa hekurave. Vetëm në muajin gusht dhe shtator kemi arrestuar tre persona, të cilët ishin në kërkim me urdhërarrest në kuadër të operacionit “Mali”, i cili kishte të bënte edhe me shkatërrimin e grupeve të tilla kriminale, thotë Spasovski në intervistën për MIA-n, në të cilën flet edhe për hetimin në lidhje me të shtënat në Ist gej moll, në të cilën një person i armatosur qëlloi dy persona në mes të ditës.

Spasovski në intervistë flet edhe për Departamentin e sapohapur për hulumtime forenzike, nëse pajisjet e reja do ta përshpejtojnë përballjen me krimin, për aksionin për sekuestrimin e drurëve, prerja e të cilëve ishte e kundërligjshme, për atë se a ka MPB-ja strategji dhe burime për të ndaluar hajdutët e drunjëve që të mos e shkatërrojnë pyllin, por edhe për ndryshimet e KP-së me të cilat vjetërsohen lëndët e ish PPS-së.

Intervista me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e plotë me video material do të publikohet nesër. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR