• e martë, 24 dhjetor 2024

Spasovski: Nuk bëhet fjalë për përplasje politike, në luftën kundër krimit nuk do të kursehet askush

Spasovski: Nuk bëhet fjalë për përplasje politike, në luftën kundër krimit nuk do të kursehet askush

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Nuk bëhet fjalë për ndonjë përplasje politike, deklaroi sot pasdite ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për hetimin e ngritur kundër 15 personave fizikë dhe tre personave juridikë të cilët dyshohen për evazion fiskal, shoqërim kriminel dhe pastrim parash. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish zëvendësdrejtori në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup dhe anëtar i BDI-së, Ismet Guri. 

"Absolutisht nuk bëhet fjalë për ndonjë përplasje politike, sepse e vetmja gjë nga e cila udhëhiqet MPB dhe PP është lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të bazohet në asnjë moment në asnjë përkatësi të askujt - qoftë ajo fetare, kombëtare, politike apo ndonjë tjetër sepse krimi nuk njeh kufij të tillë dhe ne jemi këtu për të siguruar para së gjithash mjetete e qytetarëve" deklaroi Spasovski për televizionin "Sitel".

Sipas tij, nuk ka shkelje më të madhe se sa ajo që të keqpërdoren mjetet e buxhetit të cilat grumbullohen nga tatimi të cilin e paguajnë qytetarët. 

Nga ky aspekt, siç tha, absolutisht nuk ka nevojë, as mundësi që të hyhet në çfarëdo lloj kualifikimesh qofshin ato politike ose lloje të tjera. 

"Ky është rast që tregon edhe një herë vendosmërinë e MPB-së, të udhëheqësisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, nga e cila nuk do të tërhiqemi dhe nga e cila nuk do të kursehet askush, pavarësisht se kush janë, çfarë janë, në çfarë pozite janë - a ka qenë i afërt me njërin apo me tjetrin sepse askush nga mund të jetë më i fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut" theksoi Spasovski.

Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë MPB-së ka ngritur kallëzim penal kundër 15 personave fizikë dhe tre personave juridikë për disa vepra penale - "shoqërim kriminal", evazion fiskal" dhe "pastrim parash" dhe "pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga veprat penale".

Siç theksoi Spasovski, bëhet fjalë për krim financiar në të cilin janë përfshirë persona nga DAP, biznesmenë dhe kontabalistë qëllimi i të cilave ishte në mënyrë të jashtëligjshme të pompojnë para nga buxheti shtetëror. Dëmi i bërë i Buxhetit është rreth 840 mijë euro. Një pjesë e këtyre mjeteve financiare, siç theksoi Spasovski, ishin shfrytëzuar për blerjen e pasurive të patundshme. fc/

Fotografia: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR