• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Nga Turqia janë siguruar të dhënat daktiloskopike për rastin me Vanjën dhe Pançen

Spasovski: Nga Turqia janë siguruar të dhënat daktiloskopike për rastin me Vanjën dhe Pançen

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Sistemi reagoi shumë shpejt dhe me efikasitet dhe arritëm deri në zbardhjen e rastit me vrasjen e Vanjës së vogël dhe Pançes dhe u zbuluan autorët e kësaj vrasjeje mizore. Të dyja rastet u trajtuan menjëherë pas raportimeve për zhdukjen e tyre. Në atë moment kanë filluar të gjitha procedurat dhe janë aktivizuar të gjitha mekanizmat dhe në bazë të një sërë masash kriminalistike që janë ndërmarrë janë zbuluar autorët, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

"I gjithë ky proces duhet të përpunohet plotësisht, të përfundojë dhe të përcaktohet në të gjitha aspektet. Ka mundësi që të kemi një zgjerim të hetimeve për të arritur tek e vërteta përfundimtare lidhur me motivet dhe gjithçka është me interes për këtë çështje. Është e rëndësishme të përcaktohen të gjitha aspektet, të sigurohen të gjitha provat për të vërtetuar atë që kemi si dyshim", tha Spasovski në një intervistë për  TV Kanal 5.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme e ka përfunduar plotësisht pjesën e saj në këtë fazë të zbardhjes së vrasjes së rëndë dhe shtoi se në të ardhmen do të veprojë edhe sipas kërkesës së prokurorit publik që do të udhëheqë hetimin. Ai ka theksuar se kallëzimi penal i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili është rreth 100 faqe, përmban të gjitha provat e siguruara.

"Në hetimin penal ka shumë aspekte të cilat sipas procedurave sipas të gjitha procedurave standarde dhe operative nënkuptojnë sigurimin e provave që praktikisht do të vërtetojnë apo konfirmojnë përfshirjen e të gjithë atyre që aktualisht janë të dyshuar dhe për të cilët janë ngritur kallëzimet penale.  Janë duke u analizuar rreth 70 kamera, nga të cilat janë nxjerrë të dhënat e tyre, të cilat po shqyrtohen dhe dorëzohen ose po dorëzohen në Prokurorinë Publike dhe mbi 50 incizime të realizuara nga "Sejf siti". Kur gjithçka do të analizohet, vërtetohet dhe do të dihet në detaje gjithçka në këtë rast, të gjitha këto aspekte - koha, trajektorja - do të përcaktohen përmes asaj procedure ligjore", tha Spasovski.

Ai shtoi se një moment i ri është se nga Republika e Turqisë është kërkuar që të dorëzohen të dhënat daktiloskopike, linjat papilare, të cilat janë lëshuar dhe do t'i dorëzohen Prokurorisë Publike, ndërsa materiali për analizën e ADN-së pritet të arrijë së shpejti.

Spasovski nuk pret ndonjë problem në ekstradimin e të dyshuarit të parë për vrasjen e dyfishtë nga Turqia dhe thotë se është i bindur se procesi do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR