• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski nga Tetova: Në gjashtëmujorin e parë të vitit kemi rritje të funksionit të zbulimit për 48 për qind

Spasovski nga Tetova: Në gjashtëmujorin e parë të vitit kemi rritje të funksionit të zbulimit për 48 për qind

Tetovë, 5 korrik 2023 (MIA)- Në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë sot u realizua edhe një “Kabinet i hapur” i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas  modelit të atyre tani më të realizuar në SPB Shtip, NJPB Strugë dhe NJPB Kavadar.

“Sot vazhdojmë me vizitat në të cilat janë përfshirë të gjithë sektorët e punëve të brendshme duke përfshirë edhe njësitë e punëve të brendshme në tërë shtetin në kuadër të projektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ‘Kabineti i hapur’, si pjesë e konceptit të përcaktuar ‘MPB për qytetarët’. Përmes këtij projekti dëshiroj personalisht dhe drejtpërdrejt të dëgjoj për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët, propozimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e sigurisë në komunitetin ku jetojnë. Qëllimi është të dëgjohet mendimi i çdo qytetari se si policia të kontribuojë për qetësi më të madhe të çdo individi, për arsye se ne jemi këtu pikërisht për qytetarët, të njoftohem me aktivitetet e realizuara nga fillimi i vitit deri më tani, si dhe me rezultatet e arritura dhe në këtë mënyrë të bëjmë një sublimim për gjithçka çfarë është arritur duke nënvizuar qëllimet për periudhën e ardhshme”, tha ministri Spasovski në deklaratë për mediumet në SPB Tetovë.

Spasovski sot në mëngjes realizoi takim pune me udhëheqësinë e SPB Tetovë, gjatë të cilit u njoftua me gjendjen e sigurisë në rajonin e këtij Sektori, situatën me kriminalitetin, si dhe me aktivitetet të cilat ndërmirren në drejtim të zvogëlimit të shkallës së kriminalitetit në fushat me prioritet, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, trafik rrugor të sigurt dhe parandalim, me të vetmin qëllim-ngritjen e sigurisë në qytet dhe mbrojtje të qytetarëve.

''Në pajtim me treguesit e prezantuar, gjendja e sigurisë në rajonin nën kompetencë të SPB Tetovë është e volitshme dhe në nivel të kënaqshëm, që është e rëndësisë së madhe për qytetarët të kësaj pjese të vendit tonë, por edhe në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm të sigurisë në shtet. Kriminaliteti i përgjithshëm në rajonin e SPB Tetovë në gjashtë muajt e kaluar e këtij viti në krahasim me vitin e kaluar shënon rënie për 5%. Veprimtari e përgjithshme zbuluese në nivel të SPB Tetovë, gjatë vitit 2023 është 78%. Kriminaliteti klasik në territorin e SPB Tetovë në pesë muajt e parë të vitit 2023 shënon ulje për 5% në krahasim me vitin 2022.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kemi rritje të funksionit zbulues për 48%  në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në ballafaqimin me ''prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve''.

Rritje të funksionit zbulues  për 14% këtë vit kemi edhe në fushën e tregtisë së palejuar me armë dhe materie shpërthyese, në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar. Një trend pozitiv shënohet edhe në fushën e trafikut'', informoi ministri Spasovski, duke shtuar se SPB Tetovë realizoi edhe aktivitete parandaluese.

''Nga ana e SPB Tetovë në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar shtatë projekte parandaluese-edukative dhe trembëdhjetë projekte të fushatave parandaluese, si dhe mbi njëzet aktivitete tjera në vazhdimësi të kësaj natyre dhe karakteri, iniciator dhe bartës i të cilave ishte Seksioni për Parandalim, në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale, kurse në disa nga ato edhe me OSBE-në. Me këto aktivitete në numrin më të madh ishin përfshirë nxënës të shkolave fillore dhe të mesme, fëmijë nga çerdhet si dhe Grupe këshillëdhënëse të qytetarëve në mjedise urbane dhe rurale'', theksoi ministri Spasovski, me bindjen se të punësuarit në SPB Tetovë edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me dinamikë të rritur gjatë realizimit të aktiviteteve parandaluese, por edhe të masave represive, kurse takimet me qytetarët në kuadër të projektit ''Kabineti i hapur'' do të jenë motiv për rezultate edhe më të mira dhe vazhdim të fuqishëm të konceptit ''MPB për qytetarët''.

QËNDRONI TË LIDHUR