• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski nga Shtipi: Do të mbindërtohet sistemi "Sejf siti"

Spasovski nga Shtipi: Do të mbindërtohet sistemi

Shtip, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski paralajmëroi se do të mbindërtohet sistemi "Sejf siti", e kjo do t'i përfshijë autostradat në shtet dhe qytetet tjera më të mëdha.

Spasovski këtë e deklaroi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës së sotme në SPB Shtip, me ç'rast paralajmëroi se edhe ky qytet është një prej atyre ku mund të përfshihet ky sistem.    

"Në këtë moment e kemi vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa në vijim është procesi i mbindërtimit të tërë këtij sistemi. Mbindërtimi do t'i përfshijë edhe autostradat në shtet dhe këto tre qytete dhe këtu do të përfshihet, natyrisht, edhe konfirmimi elektronik i kundërvajtjeve në komunikacion. Ideja është që të përhapet, para së gjithash, në qytetet e mëdha ku kemi frenkuencë më të madhe të njerëzve. Shtipi është një nga ato qytete, edhe pse duhet të themi se Lindja, rajoni i Shtipit është i qetë, stabil, megjithatë gjithkund ku kemi video mbikëqyrje, kemi përmirësim të gjendjes së sigurisë, por na ndihmon edhe në veprimtarinë zbuluese të sigurisë publike", tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR