• e premte, 22 nëntor 2024

Spasovski: Nata e fundvitit kaloi kryesisht qetë

Spasovski: Nata e fundvitit kaloi kryesisht qetë

Shkup, 1 janar 2024 (MIA) - Nata e fundvitit në territorin e tërë shtetit kryesisht kaloi qetë. Gjendja e sigurisë në tërë territorin e vendit gjatë natës së ndërrimit të viteve ka qenë stabile, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës në qendrën policore “Gjorçe Petrov”.

Spasovski theksoi se në vitin 2023 Departamenti për Operacione Speciale Policore dhe SPB Shkup shënojnë rritje të aktivitetit në kuadër të planeve të vendosura sipas “Qyteti i sigurt” përmes masave dhe aktiviteteve të përforcuara ne qëllim të mbrojtjes së pronës dhe sigurisë së qytetarëve, parandalimin e kryerjes së veprave penale dhe ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.

“Me një fokus të veçantë në rajonin e qytetit të Shkupit, kurse sipas nevojës masa dhe aktivitete janë ndërmarrë në rajonin e tërë shtetit, në kuadër të planit në periudhën e kaluar janë ndërmarrë masa dhe aktivitete me qëllim të veprimit parandalues në kryerjen e veprave penale, përkatësisht është realizuar kontrollimi i identitetit të mbi 10.800 personave, janë kryer kontrollime të më shumë se 9.500 personave, është kryer kontrollimi i mbi 5.200 automjeteve, kurse janë arrestuar 149 persona. Gjatë zbatimit të Planeve operative “Qyteti i sigurt” dhe “Verë e sigurt” autorizimet policore janë zbatuar më së shumti për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, falsifikimi i dokumenteve, të hollave, plaçkitjeve dhe vjedhjeve të rënda”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se edhe në vitin 2023 policia e Maqedonisë ka sekuestruar më shumë se 100.000 copë të mjeteve piroteknike.

“Në lidhje me natën e kaluar, në territorin e tërë shtetit nata e fundvitit ka kaluar kryesisht qetë. Gjendja e sigurisë në territorin e tërë shtetit gjatë natës së vitit të ri ishte stabile. Për këtë qëllim nga ana e policisë kishim prezencë të shtuar në terren dhe janë ndërmarrë masa të koordinuara dhe të drejtuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Kemi disa raste karakteristike për të cilat janë marrë masa për zbardhjen e tyre. Ka pasur vetëm prishje të rendit dhe qetësisë publike ose gjithsej 12 vepra penale në territorin e tërë shtetit, më së shpeshti tregti e palejuar me drogë, dhe një për rrezikim të sgurisë. Kemi regjistruar kundërvajtje të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, ose 20 në të gjitha SPB-të, kurse kemi të regjistruara edhe dy kundërvajtje në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, ka pasur gjithsej 8 aksidente trafiku me dëme materiale në territorin e tërë shtetit. Ky është numri më i vogël i aksidenteve të cilat kanë ndodhur deri më tani. Ka pasur edhe ngjarje të tjera të cilat kanë qenë të denoncuara, gjithsej 11. Në përgjithësi nëse shikojmë edhe në territorin e tërë shtetit, praktikisht nga një, dy ngjarje janë regjistruar edhe në SPB e tjera, SPB Shkup, SPB Tetovë janë vende të cilat ka pasur më shumë denoncime, në bazë të popullatës mendoj se situata e sigurisë ishte mjaft e volitshme gjatë tërë natës”, theksoi ministri Spasovski në deklaratë për mediat. mb/

Foto/video: MPB 

QËNDRONI TË LIDHUR