• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Në MPB 48 për qind e pozitave udhëheqëse u janë besuar grave

Spasovski: Në MPB 48 për qind e pozitave udhëheqëse u janë besuar grave
Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme 48 për qind e pozitave udhëheqëse u janë besuar grave. Plotësimi i parimit të përfaqësimit të grave në pozitat udhëheqëse është evident edhe në kuadër të Byrosë për Siguri Publike, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Duke e uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Spasovski tha se përkushtimi i tillë në krijimin e politikave dhe realizimit të aktiviteteve janë të nevojshme që të përshpejtohet progresi dhe të mundësohet potenciali inovativ i grave të jetë shtytës i ndryshimeve. 
 
"Jam i bindur se kjo duhet të jetë e domosdoshme në korniza globale. Prandaj ju ftoj të gjithëve t'i kapërcejmë së bashku pengesat e dukshme dhe të padukshme në mendje. Një veprim i tillë kërkon përgjegjësi kolektive dhe angazhim të përbashkët të qytetarëve të barabartë në të gjitha bazat, thotë Spasovski.
 
Edhe pse progresi gjatë dekadave të kaluara është i dukshëm, megjithatë, vlerëson Spasovski, bota ende nuk mund të lavdërohet me barazinë efektive gjinore. fc/
 
Fotografia: Arkivi i MIA-s
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR