• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski në Kumanovë në festim multietnik i të rinjve për Buzmin në kuadër të projektit "Shkolla të sigurta"

Spasovski në Kumanovë në festim  multietnik i të rinjve për Buzmin në kuadër të projektit

Kumanovë, 6 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Kumanovë mori pjesë në kremtimin multietnik të festës së madhe krishtere Buzmi, në të cilën morën pjesë nxënës të SHMSH QRATP “Kiro Burnaz”. 

Ngjarja është pjesë e projektit "Shkolla të sigurta" që për të 13-ën herë e realizon, seksioni për parandalim nga SPB Kumanovë në bashkëpunim me shkollat lokale dhe nxënësit.

 

Nxënësit të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase ishin nikoqir të bashkëmoshatarëve të cilët mësimin e ndjekin në gjihën shqipe, me shoqërim reciprok për festat e besimit muslimanë, me qëllim të njoftimit të zakoneve të njëri tjetrit, dhe së bashku të kremtojnë në frymën e respektit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë.

"Buzmi është koha kur potencohen vlerat e paqes, harmonisë dhe dashurisë. Shoqërim i ynë multietnik e pasqyron këtë porosi të të rinjve të cilët kanë prejardhje të ndryshme fetare dhe etnike, por të cilët së bashku kremtojnë dhe i ndajnë aspektet më të mira të kulturave të tyre", theksoi ministri Spasovski 

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR