Spasovski në FB: Kemi një kërcim të jashtëzakonshëm prej 94 vendesh në listën e Indeksit Global për Paqe
- Vendi është ndër 40 vendet e para nga gjithsej 163 të renditura në listën e Indeksit Global për Paqe 2023 dhe ka një kërcim të jashtëzakonshëm nga vendi i 94-të në vitin 2016 në vendin e 38-të në vitin 2023, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në postimin në Fejsbuk.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:39, 16 gusht, 2023
Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) – Vendi është ndër 40 vendet e para nga gjithsej 163 të renditura në listën e Indeksit Global për Paqe 2023 dhe ka një kërcim të jashtëzakonshëm nga vendi i 94-të në vitin 2016 në vendin e 38-të në vitin 2023, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në postimin në Fejsbuk.
"Në gjashtë vitet e fundit, pasi mora drejtimin me MPB-në, duke u nisur nga premisa se ndryshimi i nevojshëm në MPB duhet të bazohen në vlerësime, kapacitete dhe mundësi reale, me përkushtim kemi punuar në zbatimin e reforma cilësore me qëllim që t'i inkurajojmë dhe mbështesim ndryshimet e përgjithshme të sektorit të sigurisë në shtet. Dhe, së fundi, kemi vendosur norma dhe kemi konfirmuar konceptin “MPB për qytetarët” që garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe në të njëjtën kohë është digë e fortë kundër keqpërdorimeve dhe aktiviteteve të kundërligjshme”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai hap, thotë në postimin, e kemi bërë pa ngurrim, me vendosmëri të fortë që të etablohen parimet në sundimin e të drejtës në sferën e sigurisë, si një nga faktorët krucial për prosperitetin e shoqërisë dhe garantues për zhvillimin të shtetit juridik.
"Me një sërë ndërhyrjesh thelbësore, reformuese dhe programore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që i kemi realizuar në vitet e kaluara - përmirësim të kushteve për punë me 80 objekte të rikonstruktuara, rritje të pagave dhe pagat e paguara të bonusit, polici të pajisur në shërbim të sigurisë më të madhe të qytetarëve – pa dyshim zënë një vend të rëndësishëm në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së punës bashkëkohore policore, ndërsa në drejtim të garantimit të sigurisë së lartë të të gjithë qytetarëve tanë", saktësoi Spasovski në postimin në Fejsbuk.
Foto: Printskrin Fejsbuk Spasovski