• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Mesatarja gjatë këtij viti flet për ulje të krimit për tetë për qind

Spasovski: Mesatarja gjatë këtij viti flet për ulje të krimit për tetë për qind

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun vjetor për vitin 2023 theksoi se gjatë këtij viti është regjistruar ulje e krimit për tetë për qind dhe se janë neutralizuar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona.

Ai si ngjarje kryesore përmendi mbajtjen e Konferencës ndërkombëtare të Interpolit në Ohër si dhe takimin ministror të OSBE-së në Shkup.

Spasovski poashtu theksoi edhe menaxhimin me flukset e migracionit, harmonizimin e kornizës ligjore për migracionin me Konventën ndërkombëtare për emigrantët, luftën kundër terrorizmit, parandalimin e tregtisë me drogë, ku tha se vërehet përparim i madh. ss/

 

QËNDRONI TË LIDHUR