• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski: Mesatarja e këtij viti flet për ulje të përgjithshme të krimit për tetë për qind (PLT)

Spasovski: Mesatarja e këtij viti flet për ulje të përgjithshme të krimit për tetë për qind (PLT)

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun vjetor për vitin 2023 theksoi se gjatë këtij viti është regjistruar ulje e krimit për tetë për qind dhe se janë neutralizuar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona. Si ngjarje kryesore të vitit i përmendi Konferencën e 30-të jubilare rajonale evropiane të Interpolit që u mbajt në Ohër, si dhe takimin ministror të OSBE-së që u mbajt në Shkup.

"Statistika flet për vazhdimësi në uljen e trendeve në sferat kriminale, më saktësisht, mesatarja e këtij viti flet për ulje të krimit të prëgjithshëm për tetë për qind, përballë gjashtë për qind vitin e kaluar, me efikasitet të arritur të policisë prej rreth gjashtëdhjetë për qind. Janë asgjësuar gjithsej 13 grupe të organizuara të krimit, në të cilat bënin pjesë mbi 100 persona, për tregti të palejuehsme me drogë, armë, kontrabandim të emigrantëve, trashëgimi kulturore, por edhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash, ndërsa në pjesën e parandalimit të korrupsionit zbuluam rreth 120 vepra penale, 'të rënda' 350 milionë denarë", theksoi ministri Spasovski.

Theksoi se vërehet rritje edhe tek veprat e zbuluara penale nga krimi i organizuar, kontrabandimi i emigrantëve, konfiskimi i armëve, ndërkaq është rritur efikasiteti edhe në luftën me tregtinë e palejueshme me drogë, përderisa, siç tha, ulje të prëgjithshme ka tek deliktet pronësore, posaçërisht vjedhjet e rënda dhe plaçkitjet, si dhe kundërvajtjet nga rendi dhe qetësia publike dhe shtoi se janë arritur rezultate të shkëlqyeshme edhe në parandalimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me narkotikë.

Spasovski gjithashtu i përmendi edhe menaxhimin me rrjedhat e emigracionit, harmonizimin e kornizës juridike për emigracionin me Konventën ndërkombëtare për emigrantë, luftën kundër terrorizmit, parandalimin e tregtisë me drogë, ku, si tha, vërehet përpairm i madh.

"Mu përparimi në menaxhimin me rrjedhat e emigracionit ishte notuar edhe në Raportin për përparim të KE-së, në pjeësn e Kapitullit 24 - Drejtësi, liri dhe siguri, bartëse e të cilave është MPB-ja, si dhe harmonizimi i kornizës juridike për emigracionin me standardet e BE-së. Jam i kënaqur që në të është vërejtur edhe përparimi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, më pas vazhdimësi në bashkëpunimin e mirë operativ në luftën kundër krimit të organizuar me vendet-anëtare të BE-së, vendet fqinje të cilat nuk janë anëtare të BE-së, Europolit dhe Eurodrejtësisë, si dhe trend pozitiv në parandalimin e tregtisë me drogë", theksoi Spasovski.

Me proceset reformuese në nivelin operativ, siç informoi minsitri, viti 2023 përundohet me numër të konsiderueshëm prej 80 objekteve të rikonstruuara me efikasitet energjetik, me 17 milionë euro të investuara, por ka filluar edhe rikonstruimi i Shërbimebe administrative në TVM, si dhe përgatitjet themelore për fillim të aktiviteteve në Qendrën për trajnim në Idrizovë.

Tha se është kryer edhe modernizimi i plotë i Njësisë së helikopterëve, mes tjerash, edhe me sistem për shuarje të zjarrit, të cilët vetëm këtë vit realizuan 33 fluturime, me 98 orë flutirimi dhe me 936 tonë ujë të hedhur për shuarje të zjarreve.

Ai gjithashtu i përmendi edhe rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB, e gjithashtu informoi se me kryetarin e Sindikatës së policisë së Maqedonisë së veriut sot është nënshkruar Marrëvehsja e ndryshuar dhe e plotësuar kolektive e MPB-së me të cilën është kryer harmonizimi me Marrëveshjen e re kolektive të përgjithshme për sektorin publik, në kënaqësi të punëtorëve të cilët nga ky vit tashmë morën regresin për pushimin vjetor për vitin 2023. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR