• e hënë, 30 dhjetor 2024

Spasovski: Me rrjetin evropian TESTA po avancojmë bashkëpunimin në transmetimin e të dhënave në mënyrë të sigurt

Spasovski: Me rrjetin evropian TESTA po avancojmë bashkëpunimin në transmetimin e të dhënave në mënyrë të sigurt

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në kuadër të qëndrimit të punës në Bukuresht të Rumanisë, realizoi takim bilateral me Sofi Devleshuver, përfaqësuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Informatik (DG Digit), përgjegjëse për përcaktimin, planifikimin, koordinimin, ekzekutimin dhe menaxhimin e programit të menaxhimit të aksionarëve dhe mbështetjen për rrjetin TESTA.

Në takim, informojnë nga MPB-ja, u diskutua për rrjetin e komunikimit TESTA për transferimin e të dhënave në mënyrë të sigurt, i krijuar nga Komisioni Evropian, i cili përdoret për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave (të dhënat e ADN-së, gjurmët e gishtave dhe numrat e automjeteve), ndërmjet vendeve anëtare të Konventës për Bashkëpunimin Policor – protokoll për shkëmbimin e të dhënave të ADN-së, të dhënave të gjurmëve të gishtave dhe targave të regjistrimit, duke pasur parasysh se Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Informatikë (DG DIGIT) është përgjegjëse për kontroll mbi zbatimin organizativ të marrëveshjes TESTA.

Ministri Spasovski theksoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut ka lidhjen TESTA, e cila menaxhohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës - MSHIA, ndërsa pikë kontakti për sigurimin e kushteve adekuate të qendrës së të dhënave në përputhje me kërkesat strikte, si dhe mbështetje teknike të sistemit TESTA për të siguruar funksionalitetin e tij të vazhdueshëm është Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit në MPB-në. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR