• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Me dëshmi të siguruara do t'i emërojmë fajtorët për rastin "Onkologjia" dhe do të hiqet faji nga e gjitha fella e mjekësisë

Spasovski: Me dëshmi të siguruara do t'i emërojmë fajtorët për rastin

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ditarin e sotëm të TV Sitel ku ishte mysafir informoi se për rastin me Onkologjinë për momentin po bëhen hetime financiare për shtatë persona, por siç tha, kjo nuk do të thotë se ata janë të dyshuar. 

I pyetur për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, theksoi se numri i personave të cilët janë nën hetim financiar nuk duhet të jetë final, si dhe se nuk mund të zbulojë se për çfarë profilesh bëhet fjalë.

"E di që është një temë që tërheq vëmendjen e publikut, por është shumë e rëndësishme që të përfundojnë gjërat dhe në bazë të gjithçkaje që do të sigurohet si dëshmi, të emërohen fajtorët në këtë rast, t’i nxjerim para faqes së drejtësisë dhe gjithsesi të hiqet faji në përgjithësi nga fella e mjekësisë", theksoi Spasovski.

Në lidhje me materialet të cilat janë marrë, ai informoi se ende janë në ekspertizë. 

"Ekspertizat duhet të tregojnë të gjitha argumentet, të gjitha faktet, të gjitha dëshmitë në tërë atë procedurë dhe në bazë të asaj që do të jetë nga ekspertiza, dëshmitë që do të ofrohen, sigurisht që do të merret vendim në Prokurorinë Publike", potencoi ministri Spasovski.

Ai sqaroi se në interes të hetimit, për momentin publikisht nuk mund të thotë asgjë më shumë se atë që tashmë e ka thënë para Komisionit Anketues.

"Është gjithmonë më mirë kur hetimi bëhet në institucione, ndërsa kur të vijë momenti për ta shpallur atë në opinion, le ta bëjmë. Përndryshe, nuk është absolutisht e përshtatshme që ne të dalim publikisht tani, të spekulojmë, të hamendësojmë - kjo vetëm do ta dëmtojë këtë proces. Jemi duke punuar së bashku me Prokurorinë Publike, intensivisht, në bazë të planit që po e bëjmë, ai plan mund të ketë ndryshime gjatë procedurës dhe synimi ynë është që këto procedura të përfundojnë sa më shpejt dhe në fund të rezultojnë me pritjet", tha Spasovski. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR