• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Spasovski: Kemi hapur betejë serioze me strukturat kriminele, pjesa më e madhe e tyre janë prapa grilave

Spasovski: Kemi hapur betejë serioze me strukturat kriminele, pjesa më e madhe e tyre janë prapa grilave

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se përfundimisht ka zgjidhje për llogaritë, të cilat në periudhën e kaluar ndodhnë në Shkup, duke pasur parasysh se ato banda dhe grupe kriminele janë ndërtuar 30 vite.

"Më në fund është hapur një front i gjerë lufte nga MPB-ja ndaj këtyre strukturave dhe për këtë ka fakte, dëshmi dhe argumente konkrete. Po të shikosh strukturat kriminale, luftën kundër trafikut të drogës, luftën kundër trafikut të armëve, kush janë personat që janë arrestuar, cilët janë ata që vuajnë dënimin me burg, këto janë struktura që burojnë nga ato struktura kriminale që kanë qenë në Shkupi apo shteti", theksoi ministri Spasovski në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Siç theksoi miniustri, nuk ekzustojnë vepra të lehta dhe të rënda penale, nuk ka kriminelë të vegjël dhe të mëdhenj. Kriminelët janë kriminelë.

"Në zhvillimin e hetimeve për veprat penale, sigurimi i dëshmive janë puna kyçe që e kemi, kështu që nuk është fare me rëndësi nëse është arrestuar për një apo për një tjetër vepër penale, me rëndësi është që të dëshmohet vepra penale dhe të kemi luftë joselektive të hapur, e cila ka ndodhur në vitet e kaluara. Vetë keni qenë dëshmitarë javën e kaluar në arrestimin e një krimineli të njërës prej atyre strukturave nga Gërçeci, i cili u arrestua në vend publik në qendër të Shkupit", theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se puna intensive me krimin në periudhën e kaluar ka rezultuar me zvogëlim të krimit të përgjithshëm në vend për 11 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 dhe me rritje të efikasitetit dhe veprimtarisë zbuluese të policisë për 4 për qind.

“Nëse shikoni përqindjen do të shikoni se sa e lartë është përqindja e zbardhjes së veprave penale. Perceptimin domosdo duhet ta ndërtojmë në fakte dhe argumente. Fatkeqësisht ndërtimi i këtyre grupeve dhe strukturave kriminale po zgjat 30 vjet. Fakt është se tani kemi hapur një betejë serioze e cila kontribuoi të kemi pjesën më të madhe të këtyre grupeve kriminale prapa grillave , pa marrë parasysh për cilat vepra penale janë atje. Në mënyrë intensive po punojmë në zbardhjen e këtyre veprave por e rëndësishme është të sigurohen dëshmi. Nuk mund të bëjmë perceptim për vepra penale të zbardhura, vetëm që të kënaqet opinioni, pa sigurimin e dëshmive”, potencoi të dhëna statistikore shtesë ministri Spasovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR