• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet nga aspekti i policisë për rastin me D.A. nga Zajazi, PP do të vlerësojë si do të veprojë

Spasovski: Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet nga aspekti i policisë për rastin me D.A. nga Zajazi, PP do të vlerësojë si do të veprojë

Shkup, 1 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për mjetet piroteknike të gjetura në veturën e D.A. nga Zajazi deklaroi sot se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme nga aspekti i policisë dhe se edhe më tutje Prokuroria Publike duhet të vlerësojë se si do të veprojë me këtë rast. 

"Për rastin konkret kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e policisë. Të gjitha sendet që janë gjetur janë konfiskuar dhe parashtresa është dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila do të vlerësojë se si do të veprohet  më tutje në lidhje me gjithë këtë rast", tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë parashtrese do të bëhet dhe për çfarë do të akuzohet Drin Ahmeti.

Spasovski theksoi se ka parashtruar njoftim në Prokurorinë Publike në lidhje me dyshimet e tyre. 

"Duhet të ndërmeren parasysh të gjitha këto fakte dhe dëshmi të cilat janë edhe në bazë të kësaj do t'i sjellë vendimet Prokuroria Publike", sqaroi ministri i Punëve të Brendshme. 

Spasovski, pas vizitës në qendrën policore "Gjorçe Petrov", theksoi se fushata që e realizuan së bashku me Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive vërtet dha rezultate. "Këtë vit nuk është lënduar asnjë person me mjete piroteknike, sikurse vitin e kaluar", deklaroi Spasovski, duke shtuar se në vitin 2023 policia e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar mbi 100.000 mjete piroteknike. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR