• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Ditën e Policisë e festojmë së bashku me qytetarët të dielen në Ohër

Spasovski: Ditën e Policisë e festojmë së bashku me qytetarët të dielen në Ohër

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Shtatë Maji - Ditën e Policisë, të nënpunësve të policisë të cilët në praktikë janë heronjtë e kohës sonë, këtë vit do ta shënojmë bashkë me qytetarët të dielën, në Ohër, në praninë e një numri të madh të mysafirëve vendorë dhe të huaj, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Ditën e Policisë e festojmë së bashku me qytetarët, në pajtim me moton tonë-Policia në shërbim të qytetarëve- të cilën në vitet e fundit me dinamikë të përforcuar e transferojmë në praktikë, kështu kësaj radhe e kemi nderin të jemi me banorët e Ohrit, si nikoqirë tanë. Dhe e dyta, gjitnjë e më shumë mysafirë nga vendet tona mike dhe vendet partrnerë tanë na japin nder këtë ditë, kurse ky dimension ndërkombëtar i kësaj ngjarjeje edhe më tepër e potencon solemnitetin e Ditës së Policisë”, tha ministri Spasovski në programin e mëngjesit në RTVM.

Spasovski theksoi se këtë vit 7 Maji është edhe në mënyrë plotësuese i rëndësishëm për arsye se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë nikoqirë edhe të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it i cili përkon me një jubile tjetër të bukur, 30-të vjetorin e anëtarësimit të shtetit tonë në këtë familje globale policore.

“Jam krenar se shteti ynë e mori besimin të organizojë këtë Konferencë jubilare të organizatës më të madhe botërore policore INTERPOL-it. Do të kemi 123 delegatë të lartë, me prani të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe komitetit ekzekutiv të INTERPOL-it, ministra, drejtorë të policive dhe mysafirë tjerë të lartë.  Organizata ndërkombëtare e policisë kriminalistike-INTERPOL është organizata më e madhe policore, në të cilën anëtare janë 194 vende në botë. E njëjta është formuar në vitin 1923, me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, si dhe të u jep përkrahje dhe ndihmë të gjitha organizatave, shërbimeve, serviseve, detyra e të cilave është parandalimi dhe lufta kundër kriminalitetit ndërkombëtar. Shteti ynë në INTERPOL është anëtarësuar në Kuvendin e 62-të të Përgjithshëm i cili është mbajtur në vitin 1993 në Aruba”, tha ministri Spasovski.

Kremtimi solemn i festës së Policisë së Maqedonisë do të mbahet në Ohër në skenën e Sarajit të Poshtëm më 7-të maj, ditën e diel me fillim në ora 18. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR