• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Askush nuk guxon të uzurpojë pronën e dikujt, janë arrestuar dy persona për ndërtim pa leje tek poliklinika e Bit Pazarit

Spasovski: Askush nuk guxon të uzurpojë pronën e dikujt, janë arrestuar dy persona për ndërtim pa leje tek poliklinika e Bit Pazarit

Shkup, 13 maj 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se dy persona janë arrestuar lidhur me tentativën për uzurpim dhe ndërtim pa leje pas poliklinikës së Bit Pazarit.

Siç theksoi Spasovski, rasti është paraqitur mbrëmë pas orës 19, ndërsa policia ka reaguar menjëherë. Pas urdhrit të prokurorit publik, është konfiskuar makina ndërtimore, ndërsa kallëzimi penal ndaj dy personave tashmë është duke u proceduar dhe shkon në procedurë të shpejtë.

Ministri tha se askush nuk guxon të uzurpojë asnjë tokë dhe asnjë pronë, pavarësisht nëse është private apo shtetërore.

"Ka një ngjarje të tillë që ka ndodhur mbrëmë pas orës 19. Kjo, do të thoja, është përpjekje për uzurpim dhe ndërtim. Askush nuk mund të cenojë pronën, pavarësisht nëse është shtetërore apo private. Është lajmëruar në polici, është dalë në vendngjarje, janë arrestuar dy persona nga Shkupi dhe është njoftuar prokurori publik me urdhër të të cilit është marrë makina ndërtimore. Gjatë ditës së sotme është duke u proceduar kallëzimi penal dhe do të shkojë në procedurë të shpejtë. Personat do të nxirren para gjykatësit në procedurë paraprake", ka thënë Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas paradës "Unë bëj kujdes dhe vozis sigurt".

Sipas tij, është e qartë se me prishjen e një pjese të gardhit, njerëzit kanë dashur të uzurpojnë tokë ndërtimore.

"Prandaj ngritët procedurë penale për dy vepra: uzurpim dhe ndërtim pa leje. Policia ka reaguar menjëherë dhe është marrë makina e ndërtimit. Kjo është një porosi e fuqishme nga shteti se askush nuk mund të uzurpojë asnjë tokë dhe asnjë pronë. Është irelevante se kush është, kush të dojë le të jetë, këtë nuk mund ta bëjë dhe do të bart përgjegjësi", thekson mes tjerash Spasovski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR