Spanjolli Fallkon iu nënshtrua lëndimeve pas aksidentit në Reli Dakar
- Një javë pasi u rrëzua në Reli Dakar, motoçiklisti spanjoll Karles Fallkon (45) ndërroi jetë nga lëndimet e shkaktuara, njoftoi sot ekipi i tij, Tuin Trejll Rejsing.
- Post By Fitore Curri
- 18:32, 15 janar, 2024

Riad, 15 janar 2024 (MIA) - Një javë pasi u rrëzua në Reli Dakar, motoçiklisti spanjoll Karles Fallkon (45) ndërroi jetë nga lëndimet e shkaktuara, njoftoi sot ekipi i tij, Tuin Trejll Rejsing.
Falkon përjetoi aksident në kilometrat e fundit të etapës nga Al Henakijah deri Al Duvadimi, më 8 janar.
Motoçiklistit katalanas menjëherë iu ofrua ndihmë dhe urgjentisht me helikopter ishte dërguar në spitalin në Al Duvadimi për mjekim të mëtutjeshëm. fc/
Fotografia: Fejsbuk