Spaleti pas humbjes nga Franca: Nuk arritëm të luajmë si në ndeshjet e tjera
- Seleksionuesi i reprezentacionit të Italisë në futboll Luçiano Spaleti i tregoi përshtypjet pas ndeshjes së mbrëmshme me Francës në ligën e kombeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:57, 18 nëntor, 2024
Milano, 18 nëntor 2024 (MIA) - Seleksionuesi i reprezentacionit të Italisë në futboll Luçiano Spaleti i tregoi përshtypjet pas ndeshjes së mbrëmshme me Francës në ligën e kombeve.
Mysafirët në Milano fituan me 3:1 dhe u barazuan në pikë me italianët.
"Vetëm sa filloi ndeshja dhe morëm gol, ndërsa pas tridhjetë minutave ishte 0:2. Shpenzuam shumë energji për ta pakësuar negativitetin. Pasi që shënuam gol, dukej sikur mund të barazonim. Megjithatë, nuk luajtëm si në ndeshjet e tjera. Asistimet tona nuk ishin mjaft të shpejta dhe të sakta. Lejuam që Franca të na mbyllë. Kjo humbje krijon disa probleme të caktuara në raport me vetëbesimin, por nuk duhet të na luhatë. Më vjen keq për tifozët, sepse pati atmosferë të shkëlqyeshme në stadium", deklaroi Spaleti.
Franca me 13 pikë kaloi në vendin e parë në grupin 2 të segmentit A. Italia është në vendin e dytë dhe ka poashtu 13 pikë. Belgjika dhe Izraeli tubuan nga 4 pikë ab/
Foto: ЕPА