• e enjte, 04 korrik 2024

Spaleti: Napoli luajti më mirë se Milani në të dyja ndeshjet

Spaleti: Napoli luajti më mirë se Milani në të dyja ndeshjet

Napoli, 19 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti e komentoi barazimin me Milanin (1:1) në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

"Urime Milanit, por edhe lojtarëve të mi. Kemi realizuar Ligë të Kampionëve të shkëlqyer. Këto ndeshje i nisëm pak më lirshëm dhe e paguam çmimin për mungesën tonë të përvojës. Në të dy ndeshjet luajtëm më mirë, por nuk i menaxhuam mjaftueshëm mirë shanset tona para golit të tyre. Disa lojtarë erdhën në këtë ndeshje në formën jo më të mirë. Mund ta pengonim epërsinë e tyre gjatë rezultatit 0:0, por ja që ndodhi", deklaroi Spaleti.

Ekipi i Milanit u kualifikua në gjysmëfinale, pasi në ndeshjen e parë fitoi me rezultat 1:0:

Rivali i ardhshëm i Rosonerëve do të jetë fituesi nga ndeshja Inter - Benfika (2:0 pas ndeshjes së parë për Interin). fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR