• e enjte, 04 dhjetor 2025

Spaleti edhe zyrtarisht trajner i ri i Juventusit

Spaleti edhe zyrtarisht trajner i ri i Juventusit

Torino, 31 tetor 2025 (MIA) – Strategu italian i futbollit, Luçano Spaleti (66) është trajneri i ri i Juventusit, njoftoi klubi nga Torino. Spaleti vjen në Juventus pasi trajneri kroat Igor Tudor ishte larguar paraprakisht këtë javë, ndërsa nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2026, me mundësi për vazhdimin nëse gjiganti i Torinos kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Sipas mediave italiane, Spaleti do të fitojë rreth tre milionë euro. 

Juventusi është në vendin e shtatë në Seria A me 15 pikë, gjashtë më pak se Napoli dhe Roma që kryesojnë. 

Spaleti së fundmi ishte përzgjedhës i përfaqësueses italiane, por ishte larguar në fillim të verës pas humbjes nga Norvegjia (0-3) në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR