Sot prej orës 11 deri në orën 17 bllokadë e komunikacionit ndërkombëtar në vendkalimin kufitar Mexhitlia
- - Bujqit nga pjesa veriore e Greqisë, sot prej orës 11 deri në orën 17 sipas kohës sonë, plotësisht do ta bllokojnë pikën kufitare Niki në anën greke.
- Post By Fitore Curri
- 10:06, 9 shkurt, 2024
Manastir, 9 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit nga pjesa veriore e Greqisë, sot prej orës 11 deri në orën 17 sipas kohës sonë, plotësisht do ta bllokojnë pikën kufitare Niki në anën greke.
"Bllokada në vendkalimin kufitar Niki, njëkohësisht nënkupton se nuk do të jetë në funksion edhe vendkalimi kufitar Mexhitlia, gjegjësisht qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë në Greqinë fqinje deri në përfundimin e bllokadës për secilin lloj të automjeteve të udhëtarëve dhe të mallrave", konfirmuan për MIA-n nga vendkalimi kufitar Mexhitlia, pasi shërbimet kufitare kufitare greke i kanë njoftuar shërbimet kufitare të Maqedonisë së Veriut.
Këto ditë bujqit nga Greqia veriperëndimore me traktorë protestuan pa mbyllje të plotë të komunikacionit, por sot komunikacioni ndërkombëtar në kufirin Maqedoni e Veriut - Greqi prej orës 11 deri në orën 17, nga fshati grek Niki, do të jetë e mbyllur brendia e Greqisë.
Në këtë termin do të ndërpritet edhe komunikacioni për kamionë të cilët transportojnë lignit drejtë vendit tonë. fc/
Fotografia: MIA