• e hënë, 01 korrik 2024

Sot me vranësira dhe shumë ftohtë, nesër temperatura minimale edhe nën -10 gradë

Sot me vranësira dhe shumë ftohtë, nesër temperatura minimale edhe nën -10 gradë

Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - Sot do të mbajë mot me vranësira të ndyshueshme dhe shumë ftohtë.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në disa vende do të fryjë erë e fortë deri e fortë (mbi 80 km/h) nga veriu.

Në disa vende në zonat veriore dhe malore do të bjerë dëborë e dobët. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -8 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -3 deri në 3 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe ftohtë. Paradite në pjesë të luginës do të bjerë borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 0 gradë.

Nga e hëna do të mbajë mot stabil, i ftohtë dhe me erë me temperatura minimale nën -10 gradë, kurse gjatë ditës nën zero. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR