Sot ditë zie në Kosovë
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e sotme, 17 prill, ditë zie në kujtim të dy grave të vrara së fundmi në Kosovë si pasojë e dhunës në bazë gjinore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Fami Bajrami
- 10:04, 17 prill, 2024
Prishtinë, 17 prill 2024 (MIA) – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e sotme, 17 prill, ditë zie në kujtim të dy grave të vrara së fundmi në Kosovë si pasojë e dhunës në bazë gjinore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas kumtesës së mbrëmshme nga kabineti i Osmanit, shoqëria duhet të jetë në zi çdo ditë përderisa vriten gra.
“Por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, thuhet në kumtesë.
Një grua është vrarë dje në qytetin e Pejës, ku i dyshuar për vrasjen është bashkëshorti i saj, ku siç u bë e ditur e ka qëlluar me armë.
Të premten (12 prill), një grua 21-vjeçare madje u vra në Ferizaj në Qendrën për punë sociale nga ish bashkëshorti i saj. I plagosur ka mbetur edhe vëllai 15-vjeçar i viktimës.