Sonte takim i Micotakisit me Erdoganin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork
- Kryeministri grek Kirjakos Micotakis sonte do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa sipas mediave në Greqi, në fokus të bisedave do të jenë edhe çështjet dypalëshe dhe rajonale, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 10:06, 23 shtator, 2025
Athinë, 23 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis sonte do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa sipas mediave në Greqi, në fokus të bisedave do të jenë edhe çështjet dypalëshe dhe rajonale, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në takim, sipas informatave të njejta do të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, si dhe këshilltarë diplomatik të kryeministrit grek dhe presidentit turk.
Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e mbrëmshëm të rregullt me gazetarët theksoi se takimi mbahet në kuadër të përpjekjeve të Athinës zyrtare për përforcimin e vendimit dhe vazhdimin e dialogut me Turqinë si dhe theksoi se edhe Qeveria aktuale e vazhdon praktikën e Qeverive paraprake "aspak të mos i lënë në tryezën e bisedimeve çështjet e sovranitetit, çështjet për vijat e kuqe të vendit".
Praktikë nga vitet e kaluara është Micotakis dhe Erdogani të mbajnë takime dypalëshe gjithmonë kur edhe të dyja të jenë në një ngjarje të njejtë, siç janë konferencat, samitet, por edhe Asambleja e përgjithshme e KB-së. sa/