• e diel, 22 dhjetor 2024

Sonte mbyllje ceremoniale e Mbrëmjeve strugane të poezisë

Sonte mbyllje ceremoniale e Mbrëmjeve strugane të poezisë

Strugë, 27 gusht 2023 (MIA) - Me leximin poetik "Urat" dhe me ndarjen e çmimeve "Kurora e Artë", "Vëllezërit Miladinovci" dhe "Urat e Strugës" sonte në Urën e Poezisë, do të mbyllet solemnisht edicioni i 62-të i Festivalit ndërkombëtar ëpoezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”.

Në manifestimin, i cili duhet të fillojë në ora 20:30, do t'i ndahen çmime laureatit dhe fituesit të sivjetmë të "Kurorës së Artë", poetit maqedonas Vlada Urosheqviq, fituesit të çmimit "Urat e Strugës", Gavin Bredli dhe fituesit të çmimit “Vëllezërit” Miladinovci” për vitin 2023, Dimitar Bashevski.

Në festival interpretojnë poetë të huaj dhe vendas nga brezi i vjetër, por edhe i ri.

Në të njëjtin lokacion u mbajt manifestimi solemn me rastin e jubileut - 100 vjet nga lindja e poetit Aco Shopov, festa e të cilit u shënua edhe me ekspozitë me fotografi lidhur me pjesëmarrjen e tij në "Mbrëmjet strgane të poezisë" dhe kontributin e tij në themelimin dhe zhvillimin e festivalit.

Nesër është dita e fundit e festivalit, i cili do të shënohet me "Poezia në rrugë", lexim poetik në Shtëpinë e Kulturës "Naum Naumovski Borçe" në Krushevë, ndërsa festivali zyrtarisht do të mbyllet me një Tubim ndërkombëtar të poezisë në pllajën përballë Muzeut të artit bashkëkohor në Shkup. ls/ 

 

Foto; SVP

QËNDRONI TË LIDHUR