• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Softueri "Predator" në institucione nuk përdoret, thotë Kovaçevski

Softueri

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Softueri "Predator" në institucione nuk përdoret, theksoi pasdite kryeministri Dimitar Kovaçevski në Kuvend, në seancën kushtuar çyetjeve të deputetëve.

 “Në bazë të dokumenteve të shkruara nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe nga Agjencia Operative Teknike (AOT) si Kabinet jemi informuar se softueri “Predator” në institucione nuk përdoret", tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve nga Bllagica Llasovska e VMRO-DPMNE-së.

 Kryeministri theksoi  AOT është vendosur në vend pas, siç tha, skandalit më të madh historik me përgjimet. Përkujtoi në aktivitetet e saj ligjore dhe shtoi se përzgjedhjen e menaxhmentit bëhet  nga Kuvendi, me shumicë prej dy të tretash, e jo nga Qeveria.

Kovaçevski informoi se me kërkesë të Komisionit për Ndjkjen e e Komunikimeve, Prokuroria tashmë po vepron në mënyrë që, siç tha, të mund t'i grumbullojë të gjitha të dhënat e paraqitura si dilema nga ana e deputetëve, anëtarëve të Komisionit.

"Qytetarët mund të jenë të qetë nga aspekti se çfarë sistemesh përdorin institucionet zyrtare në shtet", theksoi kryeministri Kovaçevski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR