• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sofje: Fshirja e klubeve bullgare nga RQ është në kundërshtim me detyrimin për të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

Sofje: Fshirja e klubeve bullgare nga RQ  është në kundërshtim me detyrimin për të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

Sofje, 17 mars 2023 (MIA) - Ministria bullgare e Punëve të Jashtme sot bëri të ditur se “me   shqetësim të shtuar po i përcjel ngjarjet në Maqedoninë e Veriut lidhur  lidhur me përpjekjet për kufizimin e të drejtës së  bashkimit të bullgarëve në vend”.

"Më 16 mars të këtij viti Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personaliteteve në Maqedoninë e Veriut dha mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajllov nga ana e shoqatës Qendrës për Kulturë "Ivan Mihajllov" - Manastir. Në bazë të këtij vendimi, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nënshkroi vendim me të cilin kërkesa për marrjen e lejes për përdorimin e emrit Ivan Mihajllov është refuzuar, me arsyet e theksuara në mendimin e Komisionit. Në të njëjtën kohë, Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se ka marrë vendim me të cilin është refuzuar kërkesa për përdorimin e emrit të shoqatës "Car Bori i Tretë" nga Ohri", theksohet në kumtesën e MPB-së bullgare.  

Ministria bullgare vlerëson se vendimet e tilla “janë në kundërshtim me përpjekjet e Shkupit në fushën e të drejtave të njeriut dhe detyrimit  që të sigurojë të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që deklarohen si bullgarë”.

 Ministria thekson edhe se “sipas informacioneve të disponueshme publikisht”, Regjistri Qendror deri te Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë për mendim për emrat e rreth 17.000 organizatave joqeveritare në vend, por brenda afatit ligjor, vendime negative për përdorimin e emrave kanë marrë vetëm Klubi Kulturor   "Ivan Mihajlov" nga Manastiri dhe "Car Borisi i Tretë" nga Ohri.   

 Sipas Ministrisë, këto ngjarje “edhe një herë e tregojnë nevojën që të arrihet një interpretim objektiv të ngjarjeve dhe figurave historike nga historia e përbashkët mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, për të cilën u krijua Komisioni i Përbashkët Ekspert Multidisiplinar për Çështjet Historike dhe Arsimore.

 Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dje ka nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet përdorimi i emrit për shoqatën me të njëjtin emër nga Manastiri. Vendimi i ministrit pasoi pasi dje paraprakisht  Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personaliteteve  dha mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajllovit.

 "Ministri Lloga e nënshkroi vendimin duke pasur parasysh mendimin negativ të Komisionit për përdorim të emrave të personaliteteve e cila sot mbajti takim dhe në shpjegimin e qëndrimit negativ deklaroi se emërtimi i cilës do shoqatë të qytetarëve me emrin Ivan (Vanço) Mihajlov paraqet fyerje dhe provokim ndaj ndjenjave kombëtare të popullit maqedonas, duke pasur parasysh mohimin publik dhe të vazhdueshëm të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Madhështimi dhe festimi i figurës dhe veprës së tij shkakton mosdurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase", bëri të ditur dje Ministria e Drejtësisë.

 Sipas nenit 9-a të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet për përdorim të emrit, mbiemrit, pseudonimit,  shkurtesës ose inicialeve të një personi, thuhet se pëlqimi jepet nga ministri i Drejtësisë pas një mendimi pozitiv të marrë më parë nga Komisioni për përdorim të emrave të personaliteteve.

 Paraprakisht, Regjistri Qendror bëri të ditur se për shkak të mosdorëzimit të dokumenteve të kërkuara në afatin e paraparë me ligj, është refuzuar kërkesa për harmonizim të shoqatës “Car Borisi i Tretë” nga Ohri, e cila ka dorëzuar dokumentet jo të plota për riregjistrim. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

  

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR