• e shtunë, 06 korrik 2024

Snopçe nga "Vlen" pret të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Snopçe nga

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Deputeti i Koalicionit "Vlen", Halil Snopçe theksoi se mbështesin dhe presin që edhe deputetët e tjerë të mbështesin ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese.

"Nuk ka asnjë arsye për të mos e mbështetur këtë. Ne mbështesim kabinetin e ri qeveritar. Duhet shumicë prej dy të tretave, për një shumicë prej dy të tretave sigurisht që kemi nevojë për mbështetjen e deputetëve të opozitës. Nuk mund të kalojë pa një mbështetje të tillë. Ne vlerësojmë se kjo kërkesë duhet të mbështetet në drejtim të konfigurimit", deklaroi Snopçe.

Ai theksoi se para së gjithash duhet të formohen trupat punues nëpër të cilat duhet të kalojnë këto çështje ligjore, përkatësisht komisionet parlamentare – Komisioni për sistem politik dhe Komisioni juridik.

Snopçe thekson se gjatë koordinimit ka pasur debate nëse dy komisionet e nevojshme parlamentare duhet të formohen veçmas. Ai ka theksuar se nevojitet koordinim më i madh nga partitë politike.

"Afatet tashmë po kalojnë. Prandaj këto dy komisione - Komisioni politik dhe Komisioni ligjvënës juridik duhet të formohen sa më shpejt, që të mund ta procesuojmë ligjin në Kuvend", tha ai dhe shtoi se pret të mbahet seancë e Komisionit parlamentar për çështjet e emërimeve dhe zgjedhjeve për procesimin e këtyre dy komisioneve.

Ata nuk shohin asnjë arsye që këto ndryshime ligjore të mos mbështeten nga partitë opozitare, LSDM dhe Koalicioni “Fronti Evropian”.

"Mendoj se nuk ka arsye që të refuzohet dhe të mos pranohet nga partitë e tjera opozitare, nga LSDM-ja dhe Fronti Evropian, sepse është për funksionalitet më të mirë", tha Snopçe.  rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR