• e hënë, 23 dhjetor 2024

Smotriçi hodhi poshtë propozimin e Egjiptit dhe Katarit për formimin e një qeverie teknokrate në Gazë

Smotriçi hodhi poshtë propozimin e Egjiptit dhe Katarit për formimin e një qeverie teknokrate në Gazë

 Jerusalem, 25 dhjetor 2023 (MIIA) - Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotriç sot hodhi poshtë ashpër propozimin e fundit të Egjiptit dhe Katarit për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për të krijuar një qeveri teknokratike e cila do të qeverisë  me territorin, së bashku me Bregun Perëndimor.

Smotriçi e ka kritikuar Egjiptin se ka lejuar sasi të mëdha municionesh të hyjnë në Rripin e Gazës në të kaluarën dhe tha se vendi duhet të lejojë banorët e Gazës të kalojnë kufirin egjiptian në mënyrë që të emigrojnë në vende të tjera, shkruan "Tajms of iIzrael".

Ministri izraelit, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë të Sionizmit Religjioz, tha se kabineti ushtarak i Izraelit "nuk ka mandat" për të miratuar një plan të tillë dhe se partia e tij nuk do të ishte partnere në një qeveri që ra dakord t'i jepte fund luftës ose të lejonte që zyrtarët e administrata palestineze të përfshiheshin në qeverisjen e Gazës.

 Sipas tij, kabineti luftaral nuk ka mandat për ta ndaluar luftën para se të arrihen të gjitha objektivat e luftës.

Ai shtoi se as Katari, as Egjipti, nuk do të jenë të përfshira në të ardhmen në atë se çfarë ka ndodhur në Rripin e Gazës. 

"Mos i përsërisni gabimet. Çdokush që mendon se shteti Izrael do të pajtohet me ndonjë plan për formimin e një qeverie profesionistësh, në të cilën Hamasi dhe administrata palestineze do të jenë të përfshira nën maskën e zyrtarëve teknokratë, jeton në një iluzion", tha Smotriçi. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR