• e diel, 22 dhjetor 2024

Sllovenia do të japë një milion euro për blerjen e municionit për Ukrainën

Sllovenia do të japë një milion euro për blerjen e municionit për Ukrainën

 Lubjanë, 18 mars 2024 (MIA)  - Sllovenia i është bashkuar nismës çeke për blerjen e një milion copë municionesh artilerie për Ukrainën nga vendet e treta, njoftoi sot Ministria sllovene e Punëve të Jashtme   për agjencinë STA.

 Ukraina duhet të marrë dërgesën e parë të municionit në qershor.

Sipas kumtesës të MPJ-së sllovene, Qeveria në seancën e së enjtes ka diskutuar për iniciativën çeke, por nuk ka dhënë më shumë detaje për marrëveshjen.

 Praga zyrtare ka propozuar blerjen e municioneve për Ukrainën nga vendet e treta, pasi Bashkimit Evropian i mungon kapaciteti i prodhimit të municioneve.

 Sipas Euraktiv, më shumë se 15 vende anëtare të BE-së janë gati ta financojnë blerjen, ndërsa  atyre iu bashkua edhe dhe Kanadaja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR