Sllovenët votojnë për nëntë eurodeputetë dhe në tre referendume
- Votuesit sllovenë sot zgjedhin nëntë deputetë në Parlamentin Evropian dhe po ashtu votojnë në tre referendume këshilldhënëse.
- Post By Besnik Shuki
- 11:23, 9 qershor, 2024

Lubjanë, 9 qershor 2024 (MIA) - Votuesit sllovenë sot zgjedhin nëntë deputetë në Parlamentin Evropian dhe po ashtu votojnë në tre referendume këshilldhënëse.
Referendumet janë për ndërprerje vullnetare të ndihmuar të jetës, për përdorimin e kanabisit për nevoja personale dhe për votim preferencial në zgjedhjet parlamentare.
Pothuaj 1,8 milionë sllovenë kanë mundësi të zgjedhin mes 11 partive dhe 99 kandidatëve për eurodeputetë. bsh/
Foto: arkiv EPA