• e enjte, 12 shkurt 2026

Sllot: Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim Sanderlendin

Sllot: Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim Sanderlendin

Liverpul, 12 shkurt 2026 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Arne Sllot, e komentoi fitoren prej 1:0 ndaj Sanderlendit mbrëmë në javën e 26-të të Premier ligës angleze të futbollit.

"Ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Edhe një herë treguamsa mirë mundë të luajmë me topin, duke krijuar shumë raste. Karakteri që treguam gjatë gjithë ndeshjes ishte shumë i mirë dhe prandaj e lëmë këtë stadium me fitore", deklaroi Sllot për "BBC". 

Ai njoftoi se mesfushori Vataru Endo mundë të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës. 

Tridhjetë e tre vjeçari futbollist japonez e la fushën me barelë në pjesën e dytë të ndeshjes. Endo e nisi ndeshjen në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe u bë lojtari i tretë në atë pozicion që u lëndua, pas Conor Bradley dhe Jeremie Frimpong.

Futbollisti japonez tridhjet e tre vjeçarë e lëshoi fushën me barelë në pjesën e dytë të ndeshjes. Endo e nisi ndeshjen në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe u bë lojtar i tretë në atë pozicion që u lëndua, pas Konor Bredli dhe Xheremi Frimpong. 

"Po, lëndimi është serioz, por ende nuk e dimë sa serioz është. Duhet të bëjë ekzaminime, por gjërat nuk duken mirë. Nuk jam plotësisht i sigurt, por mendoj se do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë", shtoi Sllot.

Endo luan për Liverpulin që nga gushti i vitit 2023. Ai ka pasur një asistim në 12 ndeshje gjatë sezonit 2025/26.

Liverpuli ka 42 pikë dhe renditet i gjashti në tabelën e Premier Ligës. Sanderlend është i 11-ti me 36 pikë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR