Sllaveski: Raport i drejtë ndaj qytetarëve dhe firmave në qarkullimin e pagesave është minimumi të cilin e presim
- “Bankat janë rojtare të pagave, pensioneve dhe të ardhurave tona, si dhe i kursimeve tona. Njëherësh, ne jemi edhe kreditorë”, porositi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një publikim në rrjetin social „X”.
- Post By Fitore Curri
- 10:36, 8 gusht, 2025
Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) – “Bankat janë rojtare të pagave, pensioneve dhe të ardhurave tona, si dhe i kursimeve tona. Njëherësh, ne jemi edhe kreditorë”, porositi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një publikim në rrjetin social „X”.
Ai theksoi se bankat, duke i marrë borxh mjetet nga qytetarët dhe ndërmarrjet – shumë shpesh me shpenzim zero ose minimal – sigurojnë vëllim të rëndësishëm të mjeteve për mbajtje të likuiditetit të tij. “Për këtë, raport të drejtë ndaj qytetarëve dhe firmave në qarkullimin e pagesave dhe minimumi të cilin e presim”, theksoi Sllaveski.
Guvernatori u ndal edhe te llogaria e pagesave me funksione themelore, e cila, sipas tij, duhet të bëhet vërtet funksionale dhe e arritshme për publikun e gjerë. Me ndryshimet e propozuara të Bankës Popullore, qytetarët do të kenë qasje në bankën mobile, kartat e debitit, tërheqjen e parave të gatshme dhe transaksionet elektronike për një tarifë mujore prej 36 denarësh, ndërsa për kategoritë e cenueshme - falas.
“Vetëm 140 qytetarë deri më tani e shfrytëzojnë llogarinë e pagesave me funksione themelore, ndërsa arsyeja janë kufizimet”, thotë Sllaveski. Për këtë, Banka Popullore propozon ndryshime ligjore të cilat do ta bëjnë këtë llogari të kapshme, praktike dhe të pagueshme për mijëra njerëz në vend.
Në mesin e risive është mundësia që qytetarët të shfrytëzojnë tejkalim të lejuar përmes faturës së pagesave me funksione themelore, si dhe ta hapin pa i mbyllur faturat ekzistuese në banka të tjera.
“Qëllimi është i qartë – përfshirje e vërtetë financiare për të gjithë”, porositi guvernatori Sllaveski. fc/