Sllaveski në Tiranë: Ndjekim politikën monetare të kujdesshme dhe jemi të përgatitur t’u përgjigjemi të gjitha rreziqeve të mundshme
- Banka Popullore veproi me vendosmëri për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar në ekonomi. Ashtu si shumica e bankave qendrore në rajon dhe më gjerë, u ndërmorën masa gjithëpërfshirëse të synuara për stabilizimin e inflacionit, ruajtjen e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit dhe forcimin e stabilitetit financiar, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski në konferencën e mbajtur në Tiranë, Shqipëri, në organizim të Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit për Transformimin e Breton Uds, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj. Në konferencë mori pjesë edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:06, 12 nëntor, 2025
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Banka Popullore veproi me vendosmëri për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar në ekonomi. Ashtu si shumica e bankave qendrore në rajon dhe më gjerë, u ndërmorën masa gjithëpërfshirëse të synuara për stabilizimin e inflacionit, ruajtjen e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit dhe forcimin e stabilitetit financiar, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski në konferencën e mbajtur në Tiranë, Shqipëri, në organizim të Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit për Transformimin e Breton Uds, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj. Në konferencë mori pjesë edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami.
Në panel diskutimin në të cilën po marrin pjesë edhe guvernatorët e Armenisë, Maltës, Lituanisë dhe Portugalisë, ndërsa të cilën e ka udhëhequr zëvendësguvernatorja e parë e bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhizi, guverntaroi Sllaveski theksoi se politika monetare e menduar me kujdes dhe masat e ndërmarra në tregun valutor kontribuan në forcimin e pritjeve të inflacionit dhe në uljen graduale të inflacionit.
"Inflacioni është ulur ndjeshëm krahasuar me maksimumin e tij në fund të vitit 2022 dhe përsëri është rikthyer në nivel njëshifror. Bazuar në masat e ndërmarra, si dhe në supzimet për kontekstin e jashtëm dhe të brendshëm, presim që si të ngadalësohet më tej dhe të kthehet në nivelin e mesatares historike në periudhën që vjen", theskoi Sllaveski, duke shtuar se Banka Popullore mbetet e kujdesshme dhe e udhëheqë politikën e saj mbi bazën e analizave dhe të dhënave të thelluara, ndërsa çdo vendim do të merret duke shqyrtuar të gjitha informacionet e disponueshme dhe rreziqet e mundshme.

Guvernatori, gjithashtu, theksoi një sërë masash makroprudenciale që Banka Popullore ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe si një "vijë e dytë mbrojtjeje", me të cilat është mbështetur orientimi i politikës monetare dhe është forcuar më tej qëndrueshmëria financiare dhe stabiliteti i sistemit. Megjithatë, të gjitha këto aktivitete u shoqëruan me komunikim të shtuar dhe proaktiv me publikun, i cili luajti një rol të rëndësishëm në stabilizimin e pritjeve të tregut dhe në ruajtjen e besimit dhe kredibilitetit të Bankës Popullore.
Në konferencën në të cilën morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore, si dhe përfaqësues të indsitucioneve ndërkombëtare dhe komuntetet akademike, u diskutua mbi mënyrat se si bankat qendrore mund të ruajnë besueshmërinë, të forrcojnë pritjet dhe të arrijnë stabilitetin e çmimeve në kushte të një mjedisi të paparashikueshëm të çmimeve, pasiguri të shtuar gjeopolitike dhe goditjen e vazhdueshme globale. qa/
Foto: Banka Popullore