• e enjte, 04 dhjetor 2025

Sllaveski: Inkurajon fakti që të dhënat për inflacionin në gusht ishin më të favorshme se ato të korrikut

Sllaveski: Inkurajon fakti që të dhënat për inflacionin në gusht ishin më të favorshme se ato të korrikut

Shkup, 24 shtator 2025 (MIA) – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse Banka Popullore mendon për uljen e normës bazë të interesit, duke pasur parasysh se Rezervat Federale Amerikane e ulën në minimum interesin, thotë se ne udhëhiqemi nga situatat të cilat janë të pranishme në ekonominë tonë. 

“Janë plotësisht të ndryshme rrethanat, ne udhëhiqemi nga situatat që janë të pranishme në ekonominë tonë, vlerësimet, projeksionet, lëvizja e normës së interesit”, tha Sllaveski. 

Ai theksoi se inkurajon fakti që të dhënat për inflacionin në gusht ishin më të frvorshme se ato të korrikut dhe shpreson se ai trend do të vazhdojë. 

“Patëm për 0,4 pikë përqindjeje në bazë vjetore, ulje muaj pas muaji dhe mendoj se ky trend do të vazhdojë. Ne do të veprojmë në mënyrë adekuate me rrethanat dhe ato që janë ende sfida nga aspekti i lëvizjes së inflacionit bazë dhe për disa goditje të paparashikueshme në të ardhmen”, sqaroi Sllaveski. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR