• e diel, 22 dhjetor 2024

Slijanovska-Davkova: Lufta në Ukrainë nuk është problem ukrainas, por evropian dhe botëror

Slijanovska-Davkova: Lufta në Ukrainë nuk është problem ukrainas, por evropian dhe botëror

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Jankullovska Davkova, para fillimit të sesionit të sotëm plenar të Samitit për paqe në Ukrainë, që po mbahet në Burgenshtok, në liqenin Lucern në Zvicër, ku duhet të mbajë fjalim, deklaroi se një nga porositë më të rëndësishme është se ndaj luftës në Ukrainë duhet të sillemi jo si ndaj një problemi ukrainas, por si një problem evropian dhe botëror.

"Ishin të pandara mendimet se dialogu është punë e shëndoshë, se konferenca paqësore me të vërtetë edhe krahas shumë pjesëmarrësve erdhi deri te njohuritë e vetme. Shpesh të gjithë i referohemi  zgjidhjeve paqësore", deklaroi presidentja Siljanovska-Davkova, kumtuan nga Kabineti i saj.

Ajo shtoi se sot ka marrë pjesë edhe në panelin për sigurinë, përkatësisht rrezikun për sigurinë e ushqimit, nga çka edhe ne jemi të prekur.

"Edhe një dëshmi se ajo që po ndodhë, përkatësisht lufta, na prekë të gjithë dhe se të gjithë duhet të ndihmojmë për të gjetur zgjidhje të Solomonit, kjo do të thotë, zgjidhje të drejtë për Ukrainën, zgjidhje që do të garantojë paqe të përhershme, unë them paqe të përhershme të Kantit. Njëherë mendoj se është koha e fundit, në vend se të themi asnjëherë më shumë dhe sërish tp përballemi me luftën, ta përkujtojmë  faktin gënjyes së Komuniteti Evropian u krijua si projekt paqësor dhe se BE-ja, por edhe të shitha shtetet e botës, kanë obligim ta ruajnë paqen", theksoi Siljanovska Davkova.

Duke e falënderuar Konfederatën zvicerane për organizimin e Samitit, ajo informoi se ka realizuar takime të shkurta me presidenten e Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, nënpresidenten e SHBA-së, Kamalla Haris, me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, presidentin francez, Emanuel Makron dhe kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis.

Në margjina të konferencës, presidentja Siljanovska Davkova realizoi takime me disa liderë të tjerë botërorë.

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR