• e enjte, 04 dhjetor 2025

Slaveski: Banka Popullore propozon katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera, do të krijohet edhe një rrjet kombëtar bankomatësh

Slaveski: Banka Popullore propozon katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera, do të krijohet edhe një rrjet kombëtar bankomatësh

Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Banka Popullore propozon që qytetarët ta marrin të drejtën e katër tërheqjeve falas në muaj nga bankomatët e bankave tjera, në vlerë prej 2.000 denarë për transaksion. Sipas guvernatorit Trajko Slaveski, qëllimi është të sigurohet qasje në para të gatshme për të gjithë qytetarët, pa dallim të asaj se në cilën bankë kanë llogari. Masa duhet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

"Paratë e gatshme do të vazhdojnë të përdoren nga shumica e qytetarëve, edhe pse në vëllim më të vogël. Rekomandohet në vend të ketë para të gatshme për nevojat bazë për periudhën prej të paktën disa ditë deri në një javë", tha guvernatori në rrjetin social X, duke shtuar se mbështetësit e parave të gatshme theksojnë anonimitetin dhe lirinë e tyre, gjë që sipas tij, është një qëndrim që duhet të respektohet.

Njëkohësisht, Slaveski theksoi se ekziston një mbulim i pabarabartë me bankomatët në të gjithë vendin, prandaj do të iniciohet krijimi i rrjetit kombëtar të bankomatëve. Ky rrjet  do të mbështetet në infrastrukturën e përhershme të bankave, me plan për mbindërtim dhe optimizim në interes të qytetarëve dhe vetë bankave.

Sipas planeve, rrjeti kombëtar i bankomatëve duhet të rimëkëmbet deri në fund të vitit 2026. sa/

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR