• e hënë, 09 shtator 2024

Skender Rexhepi-Zejd: Nuk pres ndryshim drastik, ka qëndrime diametralisht të kundërta rreth zgjedhjeve

Skender Rexhepi-Zejd: Nuk pres ndryshim drastik, ka qëndrime diametralisht të kundërta rreth zgjedhjeve

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes së popullit, Skender Rexhepi-Zejd para fillimit të takimit të liderëve në Kuvend theksoi se nuk pret ndonjë ndryshim drastik sepse, siç tha, ka qëndrime diamteralisht të kundërta rreth zgjedhjeve.

"Nuk pres ndonjë ndryshim apo vendim drastik nga takimi i sotëm pr. shkak se ka qëndrime diametralisht të kundërta rreth zgjedhjeve dhe Kodit zgjehdor", theksoi ai.

Zejd tha se do ta mbështesë kërkesën e VMRO-DPMNE-së për heqjen e Qeverisë teknike, nën kushtin, siç potencoi, të gjithë të pranishmit sot në takimin e liderëve të vendosin për ndryshimet kushtetuese.

"Megjithatë, kërkesën e mundshme të VMRO-DPMNE-së për heqjen e Qeverisë teknike do ta mbështesja, nën kushtin fillimisht të gjithë sot të vendosim për ndryshime kushtetuese, me atë që do të shkojmë në zgjehdje tër eja. Me ndryshime kushtetuese për një Maqedoni evropiane", tha ai.

Zejd beson se dakordimi do të jetë që zgjedhjet të nbahen rreth majit.

"Megjithatë, atë që për mua është më me rëndësi është të arrijmë të imponojmë marrëveshje euro-ntegruese dhe vendim të mundshëm për ndryshime kushtetuese, qënuk besoj se ka nl gatishmëri të tillë sepse zgjedhjet, për disa parti të caktuara, janë më të rëndësishme se e ardhmja e qytetarëve", tha Skender Rexhepi-Zejd. ab/


Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR