• e martë, 26 nëntor 2024

Skandali i "Onkologjisë" e përhapi virusin e mosbesimit në shëndetësi

Skandali i

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Kur bëhet fjalë për shëndetësinë, duket se viti i kaluar do të mbahet mend, ndër të tjera edhe për rastin “Onkologjia” e cila e përhapi virusin e mosbesimit në shëndetësi. Akuzat për abuzim të ilaçeve në Klinikë shkaktuan reagime në opinion dhe një sërë protestash.

Në fillim të muajit shtator, me urdhër të gjykatës dhe në bazë të pretendimeve të paraqitura në tekste mediatike janë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë dhe në dy banesa private. Me këtë rast janë konfiskuar kompjuterë dhe dokumentacion, të cilët më pas i janë dorëzuar analizave dhe ekspertizës.

Ministria e Shëndetësisë e ka përkrahur aksionin e Prokurorisë dhe policisë, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se këto janë pretendime që nuk duhet të ndodhin dhe apeloi që të mos bëhet sensacion dhe të sulmohen të gjithë mjekët. Nga ana e Qeverisë, siç shtoi ai, nuk do të ketë ndërhyrje në drejtim të mbrojtjes së askujt.

"Kjo është hera e parë që kryhet një aksion kaq i gjerë për identifikimin e autorëve të mundshëm të krimeve të tilla. Dua të bëj thirrje që të mos bëjmë sensacion dhe t'i sulmojmë të gjithë mjekët dhe infermierët në vend, sepse numri më i madh i personelit mjekësor që punon në vendin tonë janë njerëz të jashtëzakonshëm, staf të cilët kujdesen për shëndetin e popullatës sonë", theksoi kryeministri.

Edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski bëri thirrje për kompletim të shpejtë dhe efikas të hetimit dhe të procedimit gjyëqosr-prokuror pa selektim, si dhe në dënim adekuat për të gjithë, për të cilët do të dëshmohet se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve.

Drejtori aktual mjekësor i Klinikës, Violeta Klisarova, gjithashtu apeloi që një orë e më parë të zbulohen fajtorët, për, siç tha, të hidhet poshtë i ashtuquajturi faj kolektiv, i cili anon mbi gjithë institucionin, gjegjësisht mbi gjithë ekipin mjekësor, me çka e prish besimin pacient - mjek.

Zgjidhje sa më të shpejtë të rastit kërkoi edhe opozita.

"Opinioni i di, nuk mund të më bind a smua, as këdo tjetër, se ata që e zhvillojnë hetimin, nuk i dinë emrat e njerëzve, të cilët janë më fajtorët për atë që ka ka ndodhur në Onkologji në periudhën e kaluar", tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Më 2 nëntor, Mickoski në një konferencë për media tha se ka njohuri të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023. Bëhej fjalë për një dokumentacion të madh, i cili, siç tregoi ai, është marrë përmes sinjalizuesve. Ai ka kërkuar që të mbulohet edhe periudha e përmendur.

"Të gjitha informacionet tona do t'i dorëzohen Prokurorisë publike", tha Mickoski.

Protesta, akuza kundër një infermiereje, procedurë parahetuese

Pas konstatimeve për keqpërdorim të Klinikës, pasuan protesta, nga të cilat është dërguar mesazhi se më me rëndësi është që të thuhen emrat e perosnave të involvuara. Është kërkuar zgjidhje gjyqësore për të gjithë të involvuarit në rast. Me mesazh "Drejtësi për viktimat" është protestuar dhe para Qeverisë dhe para Prokurorisë publike në Shkup.   

"Për ne si pacientë onkologjikë, më e rëndësishmja është të marrim emrat dhe mbiemrat e personave të përfshirë, gjithçka për të ditur se cilët janë ata dhe si të vazhdojmë trajtimin tonë. Në Onkologji, problemi me terapitë dhe terminet është diskutuar dhe theksuar nga pacientët prej kohësh, javët e fundit kemi marrë informacion nga media se drejtori i ri dhe ministrja tashmë po punojnë për disa probleme, por koha do ta tregojë, nëse kjo do të ndodhë realisht", u tha në një nga tubimet.

Prokuroria publike ngriti aktakuzë për “përvetësim” ndaj një infermiereje nga Klinika e Onkologjisë e cila dyshohej se kishte vjedhur citostatikë. E dyshuara nuk ishte e kapshme për organet e rendit.

"Prokuroria publike ka ngritur dy aktakuza kundër saj për vepra penale – “përvetësim” në shërbim nga neni 354 i Kodit penal. Prokuroria, gjatë procedurës paraprake ka ofruar dëshmi se e akuzuara me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete ka përvetësuar një numër të madh të ampulave me qëllim të ndryshëm në vlerë të përgjithshme prej 59.760 denarëve, të cilat i janë besuar në shërbim. Ajo i ka nxjerrë ampulat nga vendi i punës dhe më pas i ka lënë në automobil me qëllim që t'ia dorëzojë një personi tjetër", sqaruan nga Prokuroria.

Drejtoresha mjekësore e Onkologjisë, Klisarovska, informoi se infermierja është kapur në tentim të përsëritur për vjedhje dhe se është larguar nga puna. Ajo ka punuar në spitalin ditor dhe nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e ilaçeve.

Zyrtarë dhe persona të tjerë përpara Komisionit hetimor

Në lidhje me skandalin u formua edhe një Komision hetimor parlamentar. Vendimi për krijimin e Komisionit hetimor është marrë më 20 shtator.

Para Komisionit dëshmuan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual Fatmir Mexhiti, ish-drejtorët dhe ata aktualë të Fondit për sigurim shëndetësor, si dhe persona dhe zyrtarë të tjerë.

Anëtarët e Komisionit kishin nga 30 ditë kohë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe 30 ditë të tjera për shqyrtimin e dokumentacionit.

Gjithashtu u diskutua edhe për transkriptet dhe deklaratat, dokumentacionin, materialin arkivor të dorëzuar nga Klinika, Ministria e Shëndetësisë, Fondi për sigurim shëndetësor, Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor dhe nga Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore - "MALMED".

 Rasti ndau qeverinë dhe opozitën

Afati për nxjerrjen e konkluzioneve të Komisionit hetimor parlamentar ishte deri më 3 dhjetor. Deputetët e shumicës dhe të opozitës, për shkak të mosmarrëveshjeve dolën me konkluzione të ndryshme.

Kryetarja e Komisionit, Rashela Mizrahi, ka bërë të ditur se përgjegjësi politike është vërtetiar tek ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, drejtorët e atëhershëm mjekësor dhe ekonomik të Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, drejtoresha e atëhershëm e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor Irina Sotirova Bukova, si dhe drejtorët e atëhershëm të FSSH-së, Stevo Kërtsevski dhe Faton Ahmeti, për shkak të shkeljes së parimeve kushtetuese, mosveprimit në përputhje me kompetencat e parapara me ligjet nga sfera e sistemit shëndetësor, si dhe shkelje e rregulloreve pozitive nga aktet nënligjore që rregullojnë organizimin, funksionimin dhe kontrollin e institucioneve shëndetësore.

Sipas Mizrahit, konkluzionet nuk kanë narrativë politike dhe i referohen përgjegjësive, gjegjësisht tregojnë persona që kanë neglizhuar ligjin. Për konkluzionet e shumicës, ai tha se janë shumë të përgjithshme.

"Jam ende në shok sepse deputetët e shumicës nuk duan ta respektojnë vendimin e plenumit, ku kërkohet, nëse ka, të përcaktohet përgjegjësi politike për një person me emër dhe mbiemër. Sepse në vendimin tonë, neni 2 paragrafi 2, ka përcaktim të përgjegjësisë politike të shëndetësisë dhe zyrtarëve tjerë të qeverisë", tha Mizrahi për MIA-n më 28 nëntor.

Deputetët e LSDM-së dhe të koalicionit nuk pajtohen me këto konkluzione, të cilat, siç thanë, janë konkluzionet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ata kanë dorëzuar konkluzionet e tyre, të cilat kërkojnë nga PTHP-ja zbardhjen urgjente të dyshimit për keqpërdorim të terapisë në Klinikën e Onkologjisë, si dhe ndikimin e mundshëm negativ në shëndetin dhe jetën e pacientëve.

"Ka patur dobësi sistematike në funksionimin e Klinikës, të cilat janë konstatuar edhe në raportin e ESHR për vitet 2021, 2012 dhe 2008. Është konstatuar se deri në vitin 2017 nuk ka pasur terapi moderne inovative për trajtimin e pacientëve në Klinikë. Ndryshimi në Ligjin për kujdesin dhe mbrojtjen që lejon importin dhe eksportin e certifikatave të cilësisë nga vendet jashtë BE-së paraqet rrezik potencial për import dhe eksport me origjinë të dyshimtë, është pjesë e asaj që thuhet në konkluzionet.

Ndër konkluzionet dhe sugjerimet janë edhe "mos prokurimi i pajisjeve, pa sistem funksional adekuat dhe pa hapësirë të siguruar dhe personel për punë, ndërsa pajisje dhe aparatet që janë në funksion, të vihen menjëherë në dispozicion të pacientëve".

Më 15 dhjetor, i pyetur se deri ku është rasti i Onkologjisë në Prokusori, ministri Mexhiti bëri sërish thirrje për zgjidhje të tij.

"Bëj sërish thirrje, është vërtet koha që Prokuroria të largohet nga barra që nuk funksionon sistemi juridik në vend. Le të urdhërojnë zotërinjt dhe le të dalin me përgjigje konkrete dhe le të dihet njëherë e mirë se kush është fajtori", nënvizoi ministri.

Ai tha se si anëtar i Qeverisë beson në sistemin shtetëror.

Në pritje të verdiktit të rastit, shpesh mund të dëgjosh se një person i shëndoshë ka një milion dëshira, ndërsa i sëmuri vetëm një, që të shërohet. Shpresa vdes gjithmonë e fundit. Nëse është kështu, në vitin e ri urojmë shëndetësi shumë më të mirë se në të kaluarën, në mënyrë që të rikthehet besimi i humbur në bluzat e bardha.

Bllazhe Darudov

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR