Skënder Rexhepi e formoi partinë "Lëvizja popullore"
- Deputeti Skender Rexhepi e formoi partinë "Lëvizja popullore".
- Post By Arta Bunjaku
- 10:46, 10 shtator, 2023
Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Deputeti Skender Rexhepi e formoi partinë "Lëvizja popullore".
Në Kuvendin themelues, të mbajtur dje në Shkup, janë zgjedhur organet e partisë, ndërsa kryetar i "Lëvizjes popullore" është zgjehdur Skender Rexhepi.
"Lëvizja popullore" Fillim i mirë i një udhëtimi politik, udhëtim i cili do të na mundësojë ta ruajmë drejtimin të cilin e filluam shumë më herët, por tani me koncept të ri politik nën kapelën e lëvizjes popullore. Me fat dhe Zoti qoftë me ne", kumtoi Rexhepi në profilin e tij në Fejsbuk.
Rexhepi kohë më parë u largua nga partia Alternativa me të cilën ishte zgjedhur dhe veproi si deputet i pavarur në Kuvend, pas çka paralajmëroi edhe formim të partisë së re politike. ab/
Foto: Prifili në FB i Skender Rexhepit