Mançester Siti i gatshëm ta shpërblejë Rodrin me kontratë të re
- Mançester Siti planifikon ta vazhdojë kontratën me Rodrin për dy vjet deri në verën e vitit 2029, pasi planifikon të rrisë pagën e tij nga 180.000 paund (209.000 euro) në javë në 300.000 paund (349.000 euro), gjithnjë sipas tabloidit "San". Ideja është të fillojnë negociatat pas përfundimit të fushatës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:03, 7 prill, 2024
Mançester, 7 prill 2024 (MIA) - Mançester Siti planifikon ta vazhdojë kontratën me Rodrin për dy vjet deri në verën e vitit 2029, pasi planifikon të rrisë pagën e tij nga 180.000 paund (209.000 euro) në javë në 300.000 paund (349.000 euro), gjithnjë sipas tabloidit "San". Ideja është të fillojnë negociatat pas përfundimit të fushatës.
Lojtari i mesfushës po përfundon sezonin e tij të pestë në "Etihad" dhe është bërë lojtari kryesor i klubit.
Deri më tani, Rodri ka bërë 247 paraqitje për Sitin ku ka realizuar ose asistuar në gjithsej 67 gola. Ndoshta aspekti më i rëndësishëmi ka qenë sezoni i kaluar ku ai siguroi fitoren 1:0 kundër Interit në finalen e Ligës së kampionëve.
Foto: arkivi