Sirski: Ushtarët rusë i përforcojnë sulmet në rajonin ukrainas Sumi
- Forcat ruse i përforcojnë sulmet përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës, në tentim për të hyrë në rajonin ukrainas Sumi, deklaroi sot komandnati suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski.
- Post By Besnik Shuki
- 14:12, 27 mars, 2025

Kiev, 27 mars 2025 (MIA) - Forcat ruse i përforcojnë sulmet përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës, në tentim për të hyrë në rajonin ukrainas Sumi, deklaroi sot komandnati suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski.
Ai në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se i ka vizituar ushtarët ukrainas në rajonin Sumi, publikoi Ukrinform.
Sipas Sirskit, ushtarët ukrainas po zbatojnë operacione mbrojtëse dhe ofensive në tentim për ta mbajtur tampon zonën në territorin e rajonit Kursk.
"Ushtarët tanë vazhdojnë me operacione mbrojtëse, për ta penguar armikun të hyjë thellë në territorin ukrainas", ka shkruar ai në Fejsbuk. bsh/
Foto: MIA arkiv